Nga Gazeta ‘SI’ – Në nëntor, kursimet e shqiptarëve në banka kanë rënë, krahasuar me muajin tetor.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor kishte rreth 600 mln lekë më pak në stokun e depozitave, ose 0.04% më pak. Në vlerë totale, depozitat vazhdojnë të mbajnë një nivel rekord prej 1.336 trilion.
Rënia duket se është ndikuar nga tkurrja e depozitave në valutë, stoku i së cilës është ulur me rreth 1 mld lekë. Depozitat në lekë nga ana tjetër janë rritur me rreth 1 mld lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia për kursimet në valutë ka ndodhur për shkak të një ngadalësimi të normës së tyre, ndërsa rritja e depozitave në lekë është reflektimin i akumulimit të lartë të likuiditetit të qeverisë në llogarinë pranë BSH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.