Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje të ndjeshme të depozitave në tremujorin e tretë të vitit, pas një rënie në tremujorin e dytë.
Rritja e numrit të infeksioneve të reja në vend, vala e dytë e pandemisë në Europë e shume vende të botës dhe një pasiguri shëndetësore dhe ekonomike për të ardhmen e afërt, duket se ka ndikuar në qasjen e shpenzimeve dhe kursimeve të shqipatrëve.
Të dhënat e BSH-së tregojnë se depozitat në total (lekë dhe valutë) janë 1.253 trilionë lekë, tremujorin e tretë krahasuar me 1.23 trilion lekëë në tremujorin paraardhës.
Shifra është gati sa në tremujorin e parë të vitit, ku ishte edhe rekordi i depozitave në vend (1.255 trilionë lekë).
Duke iu referuar depozitave sipas rretheve, Tirana renditet në vendin e parë, me gati 571 mld lekë depozita, nga të cilat 389 mld lekë janë të individëve, pjesa e mbetur bizneseve.
Tirana bart 45.5% të totalit të kursimeve në Shqipëri. Durrësi zë vendin e dytë me 92 mld lekë depozita. Në vend të fundit renditet Lezha me 21 mld lekë.
Kurse me rënie janë shfaqur vetëm Shkodra dhe Korça.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.