Gazeta Si – Me një ceremoni përkujtimore, federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, nderoi figurën e ish-lojtarit të shquar të Vllaznisë dhe Kombëtares, Ramazan Ragami, me rastin e 1-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Në ceremoninë e zhvilluar në Nju Jork merrnin pjesë familjarët e të Rragamit, pjesëtarë të shoqatave shqiptare në Amerikë dhe drejtuesit më të lartë të Vatrës.
CopiaKëtë iniciativë e ka përshëndetur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një video-mesazhi. Ai e ka quajtur Ramazan Rragamin një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe atij shkodran.
“Falënderoj anëtarët e shoqatës Vatra në SHBA për frymën shqiptare që mban ndezur. Ju falënderoj që sot bëni një aktivitetet enkas për një nga figurat e futbollit shqiptar, Ramazan Rragamin. Ne padyshim që krenohemi me figura të tilla si Rragami, që ishte emblemë e futbollit shqiptar.
Zani ka qenë jo vetëm një futbollist dhe trajner i mirë, por ka qenë një shok e mik shumë i mirë, një intelektual i mirë dhe një pasionant i madh i futbollit”, – u shpreh Duka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




