Kosova

Shqiptarët do drejtojnë 4 komuna në veri të Kosovës

Serbia e pavarur nuk fiton, shqiptarët marrin 4 komunat në Veri të Kosovës. Për herë të parë, 4 komunat me shumicë serbe do të drejtohen nga shqiptarët. E vetmja kandidate serbe, Sllagjana Pantiç nuk ka arritur të fitojë komunën e Zveçanit.

Sipas të dhënave paraprake në zgjedhje kanë marrë pjesë më pak se 4 për qind e votuesve nga 45 mijë që ishin gjithsej.

Sipas burimeve paraprake, partia e kryeministrit Albin Kurti, Vetëvendosja ka fituar 2 komunat: Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviçin.

Deputeti Armend Muja, ka deklaruar se kandidati i VV-së në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiç, ka marrë mbi 65 për qind të votave.

Sipas tij, në Leposaviç kandidati i VV-së, Lulzim Hetemi ka marrë mbi 70 për qind të votave. Ndërsa dy komunat e tjera Zubin Potoku dhe Zveçani janë fituar nga PDK.

Sipas burimeve të Koha, në Zubin-Potok, PDK-ja ka marrë 196 vota, ndërsa VV-ja 180 e në Zveçan 114 PDK-ja dhe 73 VV-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë