Nga Gazeta ‘SI’ – Në tre muajt e parë të vitit 2025, 21.7 mld lekë borxh i qeverisë u blenë në tregun e brendshëm, me një rritje rreth 23% nga viti i shkuar. Numri i transaksioneve ndërkohë është ulur me 34%.
Pjesa më e madhe e kësaj vlere, 9.3 mld mbahet nga individë me një rënie vjetore 22.7%.
Investimi në obligacione është rritur me më shumë se 100% gjatë tre muajve, duke arritur një vlerë prej 11.2 mld lekë, por me një numër transaksionesh më të vogël. Individët e thjeshtë përbëjë rreth 90% të investimit. Obligacionet 7-vjeçare rezultojnë më të preferuarat.
Interesi për Bonot ka rënë, raporton AMF. Nga janari në mars 2025 janë blerë 10.5 mld lekë tituj në formë Bonosh, 13% më pak se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Bonot 12 mujore janë ato me investime më të larta.
Sipas bankave tregtare që operojnë në këtë treg si ndërmjetës, Raiffeisen rezulton se dominon pjesën më të madhe të operacioneve me titujt e borxhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.