Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët kanë preferuar të kryejnë pagesa cash gjatë muajit nëntor, kur raportohet rënie e transaksioneve online.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në nëntor 2024, u kryen rreth 770 mijë transaksione online, njohuar si “homebanking” me një vlerë rreth 1.85 mld euro. Kjo është vlera më e ulët që nga prilli i të njëjtit vit.
Gjithsesi në raport me 2023-shin, transaksionet online janë në rritje. Deri në nëntor 2024 BSH raporton 213 mld euro transaksione online, 13 mld më shumë se i gjithë viti 2023.
Fushata kundër informalitetit pritet të rrisë qarkullimin e parasë online, por duket se ende nuk ka dhënë rezultate.
Sipas anketës së INSTAT për përdorimin e teknologjisë nga familjet shqiptare, rezulton se 64% e grupmoshës 16-74 vjeç e kanë përdorur interneti për shkarkim apo printim të formularëve zyrtarë, 60% e kanë përdorur për shërbimin “delivery” të ushqimit dhe 42% e tyre kanë bërë blerje online.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.