Treg

Shqiptarët, 20 mld lekë sigurime në 10 muaj. Rriten dëmshpërblimet për aksidentet rrugore

Nga Gazeta 'SI' - Tregu i sigurimeve u zgjerua më tej në periudhën janar-tetor, duke arkëtuar më shumë se 20 mld lekë të ardhura.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se tregu është zgjeruar me 7.6% për këtë periudhë, pak më ngadalë se në periudhat paraardhëse.

Numri i kontratave të sigurimit të lidhura në 10-muaj, është më shumë se 1.3 milionë, me rritje vjetore rreth 9 %.

Sigurimet e jo-jetës vazhdojnë të dominojnë tregun, me rreth 92% dhe 8% ato të jetës. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e sigurimit vullnetar zënë 39.25% dhe primet e sigurimit të detyrueshëm zënë 60.75% të totalit të tregut.

Sigurimi motorik i detyrueshëm u rrit me 7.9% gjatë periudhës dhe arkëtoi më shumë se 12.3 mld lekë.  

Nga ana tjetër sigurimi vullnetar arkëtoi 7.9 mld lekë të ardhura me rritje 7%. 3.4 mld lekë u siguruan nga portofoli i sigurimit të pronës, Përgjegjësive, Garancive.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar - tetor 2024 kapën vlerën 5.2 mld lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë