Nga Gazeta 'Si'-Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për një kërkesë për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë, Tirana zyrtare ka kërkuar zyrtarisht që ligji që është në fuqi të zbatohet plotësisht.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi se cenimi i gjuhës shqipe prek identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.
“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.
Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, tha Spiropali.
Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me personalitete të tjera të larta në Maqedoninë e Veriut si Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut si dhe me kryetarin e LSDM, Venko Felipče.
Pjesë e axhendës së Spiropalit është edhe takimi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.