Nga Gazeta ‘Si’- ‘Maskat për Ramën kanë rënë në Bruksel dhe Strasburg’.
Kështu deklaroi kryetari i PD Sali Berisha referuar seancës dëgjimore të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet dhe klimën parazgjedhore.
Berisha tha sipas tij se nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë. Sipas tij, kjo ndodh nga problematikat madhore ku ai pretendoi zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që, referuar tij ka kapur majën e shtetit dhe atë që ai e quajti terror politik dhe shtypjen e opozitës.
Ai shtoi se në këto seanca opozita “denoncoi narko shtetin e Ramës dhe zaptimin e të gjithë pushteteve prej tij.”
“U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar”, shpreh Berisha.
Berisha tha sipas tij se “në Bruksel u denoncua me zë të lartë edhe shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor”.
“Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet”, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.