Ekonomi

Shqipëria zgjat huanë me BERZH për projektet turistike

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria ka zgjatur huanë detyruar Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi projektet infrastrukturore në zonat e Përmetit,  Ksamilit, Orikumit, Beratit, Gjirokastrës.

Kështu njoftoi, zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero, e cila tha se pas propozimit për shtesë të huasë, KM e miratoi sot dhe ajo do të shërbejë për ndërhyrjet specifikisht në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit.

“Hyn në fuqi miratimi i marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit”, -tha zv.ministrja Vjero.

Marrëveshja ka nisur në vitin 2017 dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve.

Deri më tani, BERZH ka investuar mbi 1.4 miliardë € në 100 projekte në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë