Shqipëria vazhdon të jetë vendi më pak tërheqës për investime në rajon edhe për vitin 2022, ndonëse është renditur 12 vende më lart se viti i shkuar.
Në Indeksin Global të Mundësive 2022, raportuar në SHBA, vendi jonë pengohet nga shërbimet financiare të dobëta dhe nga një kuadër institucional që nuk ndihmon bizneset apo klimën e tyre për përmirësim, duke u pikëzuar të dyja me 80.(Sa më i madh numri i renditjes aq më e madhe vështirësia).
Pikëzimin më të mirë Shqipëria e merr në elementët makroekonomikë, veçoritë dhe kualifikimin e fuqisë punëtorë dhe potenciali për zhvillim dhe inovacion, ku renditet e 43-a.
Perceptimi i biznesit mbi masat, kufizimet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duke pozitive për vendin tonë që është listuar në vendin e 55-të në këtë aspekt.
Më pas vijnë standardet ndërkombëtare që lidhen me faktin sesa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar dhe gjasat që të jenë konform standardeve ndërkombëtare në vendin e 58.
Vitin e shkuar Shqipëria renditej në vendin e 78 dhe sivjet në vendin e 66-të, por përsëri lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, që është në vendin e 97-ë.
Mali i Zi renditet në vendin e 51 për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, pas tij vjen Maqedonia e Veriut në vendin e 53 dhe Serbia në vendin e 59.
Greqia duket se ka shënuar një rezultat më të dobët në renditje sesa Shqipëria duke marrë vendin e 75.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.