Kombetarja

Shqipëria udhëheq 0-1 në Islandë, gol i Taulant Seferit

Në ato pak kontakte që pati me topin gjatë pjesës së parë, Taulant Seferi pati fatin të shënonte golin e parë me fanellën kuqezi. Lojtari i Tiranës shfrytëzoi një gabim të portierit islandez dhe nga pranë portës e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 30-të.

Kuqezinjtë e kanë dominuar pjesën e parë, ndërsa kundërshtari ka treguar një formë shumë të dobët. Vetëm në një rast Berisha u detyrua të bënte një pritje vendimtare.

Te Shqipëria ka funksionuar shumë mirë aksi i djathtë me dyshen Balliu-Abrashi. Skuadra jonë ka pasur kontrollin e lojës dhe mund të ishte më e rrezikshme në sulm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë