Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, luajti sot një miqësore me Izraelin në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku barazoi me rezultatin 1-1.
Të parët shënuan miqtë nga Izraeli, pas 27 minutash lojë. Trajneri Cungu bëri disa ndërrime gjatë ndeshjes, madje dy që në pjesën e parë, kur aktivizoi Çipin dhe Papajn, ndërsa në pjesën e dytë hodhi në fushë Asallarin dhe Prekën e pastaj edhe lojtarë të tjerë.

Kuqezinjtë e vegjël krijuan disa raste për shënim, madje goditën edhe shtyllën me Zenelajn. Shqipëria barazoi rezultatin vetëm 2 minuta para fundit, me anë të sulmuesit Shpendi, lojtar që është pjesë e Çezenës në Itali. Trajneri Cungu po vëzhgon të gjithë lojtarët, për të vendosur për ata që luajnë në kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë janë në një grup me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Miqësoren e sotme, trajneri Armando Cungu e nisi me këtë 11-she: Veiper, Dervishi, Preka, Cehu, Bytyçi, Nerguti, Zenelaj, Qefalija, Asallari, Shpendi, Toçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




