Sabina Veizaj-Nje super sukses në tregjet ndërkombetare e ka cilësuar Ministri i Financave Arben Ahmetaj daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobodit shqiptar !!! Ai ka shkruar mbrëmë në llogarinë e tij në Facebook: “ Arritëm të thyenim pozitivisht të gjitha parashikimet. Punë e shkëlqyer!”.
Elvin Meka, ekspert në fushën e Financave thotë se, nga emetimi i Eurobond-it pritet një kupon interesi më i ulët, çka nënkupton më pak shpenzime buxhetore për interesa dhe afate më gjata maturimit, ku afati i synuar shkon në 7 vjet, nga 5 që ka Eurobond-i
Zoti Meka nuk mendon se kjo lëvizje nga ana e qeverisë është për fushatë, për sa kohë sipas tij prevalon interesi publik për uljen e kostos së borxhit publik. "Lëvizje dhe mundësi të tilla në tregjet ndërkombëtare nuk janë disponibël në çdo kohë dhe si të tilla duhen shfrytëzuar në momentet kur ato shfaqen, apo sugjerohen nga bankat e investimeve. Kjo nuk duhet të interpretohet si lëvizje me qëllime politike, pasi borxhi ka vijimësi, pavarësisht ndryshimeve politike që ndodhin në Shqipëri.”- tha Meka për gazetën.
Ai thotë i bindur që Shqipëria do të ketë sukses me këtë Eurobond.
Kurse Besart Kadia e sheh me skepticizëm arsyen e nxjerrjes në treg të Eurobondit shqiptar.
“Ky eurobond i ri mendohet që i mundëson Shqipërisë të marr hua me një normë më të ulët interesi. Unë mendoj se çdo ulje e kostos së borxhit është shenjë e mirë. Ajo që është e paqartë në tërsi është se përse merret ky borxh nga qeveria. Të dhënat tregojnë për një performancë të ulët në mbledhjen e të ardhurave nga qeveria dhe më tepër kjo strategji duket se është thjeshtë për frymëamrrje të përkohëshme të qeverisë.”-shprehet Kadia
Sipas tij, me shumë gjasa ky eurobond do të jetë i sukseshëm pasi shuma që kërkohet është realtivsht e ulët për tregjet ndërkombëtare dhe së dyti norma e interesit është e ulët dhe me risk jo shumë të lartë mos kthimi.
Të martën Shqipëria emetoi për herë të parë një eurobond me një afat 7-vjeçar në tregjet ndërkombëtare, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro hua.
Ankandi konsiderohej si një test i rëndësishëm për besimin e ekonomisë shqiptare.
Eurobondi i parë është emetuar në vitin 2010, doli me një interes rreth 9 % dhe më pas në tregtim, për shkak të perkeqësimit financiar dhe fiskal të Republikës së Shqipërisë në vitet 2011-2012, shkoi edhe në nivele 11-12 %.
Në vitin 2015 është shënuar dalja e dytë me 450 milionë euro, me afat maturimi 5-vjear dhe me një normë interesi 5.75 %, i cili maturohet në nëntor të vitit 2020. Emetimi i Eurobondit në tregjet ndërkombëtare në këtë vit, me madhësi maksimale deri në 500 milionë euro, me afat maturimi 5 deri në 10 vjet, preferencialisht 7.5 vjet është vlerësuar më herët nga ministri Ahmetaj si mënyra optimale, si për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet që vijnë, dhe një optimizim të menaxhimit aktiv të detyrimeve të borxhit në periudhë afatshkurtër dhe afatmesëm që do të shoqërohet me një blerje mbrapsht, që i referohet në gjuhën teknike “buyback”, të një pjese të Eurobondit ekzistues prej 450 milionë euro që maturohet, në nëntor të vitit 2020.
I pyetur ne telefon nga mediat në Shqipëri pasi ndodhej në Paris, ministri Ahmetja tha se
me këtë eurobond bëhet i mundur “zëvendësimi i një borxhi të mëparshëm më të shtrenjtë, me një instrument më të lirë dhe më afatgjatë”. Ai këmbënguli se kjo hua “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik.
Më tej, ministri këmbënguli se kjo hua “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.