Sociale

Shqipëria si Kosova/ 17 vdekje, humb jetën edhe një grua 4 muajshe shtatzënë

Shqipëria po i ngjason Kosovës për nga numri i fataliteteve që rriten nga dita në ditë si pasojë e COVID19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit kanë vdekur 17 persona si pasojë e COVID19 të moshave nga 51 deri në 82 vjec.  

Janë kryer 3,937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 680 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, ishte edhe një grua 4-muajshe shtatzënë, që humbi jetën sot në mëngjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë