Gazeta Si – Nuk ka thellim rekordi pikësh për Shqipërinë në futboll për femra. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, janë mundur 1-2 nga Polonia në “Elbasan Arena”, duke mbetur kështu në kuotën e 10 pikëve në kualifikueset e Botërorit 2023.
Shqipëria kaloi e para në avantazh me anë të Krasniqit, por ishte vetëm një shkëndijë. Polonia e përmbysi rezultatin në 1-2 brenda pjesës së parë. Sulmuesja Pajor realizoi dy gola në harkun kohor të 6 minutave, 24’ dhe 30’.

Shqipëria iu afrua golit me Doçin në pjesën e dytë, por pa mundur të barazonte. Rexhepi i mohoi Polonisë golin e tretë në fundin e ndeshjes. Gjithsesi, Kombëtarja jonë nuk mundi ta shmangte humbjen në këtë ndeshje.
Vajzat kuqezi mbajnë vendin e 4-t në Grupin F, me 10 pikë. Ndeshja e radhës është me Norvegjinë kryesuese në transfertë. Kosova, në të njëjtin grup me Shqipërinë, mundi sot 2-1 Armeninë e vendit të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.