Shqipëria është shteti që ka patur rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në krahasim jo vetëm me rajonin por edhe Europën.
Sipas të dhënave të Eurostat, për 6 mujorin e parë 2022, në Shqipëri u regjistruan gjithsej gati 1.2 milionë net-qëndrime, me një rritje prej gati 47%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 që konsiderohet si viti më i mirë i turizmit.
Kjo është rritja më e lartë në krahasim me vendet e rajonit. Serbia kishte rritje me 10% ndërsa mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shënuan rënie me përkatësisht -14% dhe -27%.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e net-qëndrimeve në vend ishte e ndjeshme, me 64%.
Në Itali, për 6 muajt e parë të vitit, net qëndrimet ranë me -17% në raport me para pandeminë, në Kroaci tkurrja ishte -5%, në Spanjë -8.8%, në Greqi rënia ishte me 16.1%.

Turizmi ndërkombëtar është rikuperuar ndjeshëm
Në gjysmën e parë të vitit 2022, netët e kaluara në akomodime turistike u rritën me 149% krahasuar me ë njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Prilli ishte muaji me rritjen më të lartë, me 302% në krahasim me prillin e vitit të shkuar (44 milionë netë në 2021 kundrejt 177.6 milionë në 2022).
Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të 2022 tregojnë gjithashtu se turizmi ndërkombëtar është rimëkëmbur ndjeshëm: 432.9 milionë netë janë shpenzuar nga turistë të huaj gjatë kësaj periudhe, 154 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 (170 milionë) dhe me 401 % krahasuar me 2021 (86.4 milionë).
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ka ende një rënie prej 22%, por rimëkëmbja duket se është në rrugë e sipër.
Për sa i përket udhëtimeve të brendshme, të dhënat tregojnë se ai ka rënë me 7% në gjysmën e parë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



