Nga Gazeta ‘Si’-Fitorja e Spanjës ndaj Italisë mbrëmjen e djeshme, ka trembur të gjithë pjesëmarrëset që mund të përballen me iberikët në finalet e këtij kompeticioni, sidomos pretendentëve për ta fituar atë, pasi atë paraqitje perfekte, të furishme, të frikshme e bëri përballë kampionëve të Europës edhe pse jo në ditët e tyre më të mira sa i përket përbërjes në ekip.
Spanja ndaj Italisë, eskperte e mbrojtjes dhe rezistencës, numëron 545 pasime sipas programeve analitike të ndeshjve të futbollit. Nga këto 496 pasime të sakta dhe vetëm 49 të pasakta, me një përqindje saktësie 91% si askush tjetër deri më tani në Europian.
Sa për krahasim, Shqipëria në përballjen e sajë me një skuadër të niveit të lartë si Italia, kundërshtarit të mbrëmjes së djeshme me Spanjën, ka realizuar vetëm 40 pasime, nga këto 23 të sakta dhe 17 të pasakta, me një përqindje saktësie 58%. Sa për të kuptuar edhe statistikisht se kundër kujt skuadre do të luajmë dhe do të pretendojmë, ose të paktën matematika na e lejon të besojmë në ëndrrën e kualifikimit.
Në bazë të statistikave të asaj çfarë kanë prodhuar deri më tani Shqipëria ka vetëm 2.93% mundësi për t’u kualifikuar, pavarësisht se ndeshjen e fundit e ka me Spanjën tashmë të kualifikuar dhe Kroacia e cila ka 22.82% për t’u kualifikuar luan me Italinë në një ndeshje për të eliminuar njëra-tjetrën.
Megjithatë teoritë kospirative nisur edhe nga historitë e së shkuarës së llogarive të ekipeve të mëdha na bëjmë të ëndërrojmë. Në pamje të parë edhe nga energjitë e shpenzuara deri më tani, trajneri De La Fuente, do të përdorë në këtë ndeshje të fundit lojtarët me më tepër energji dhe më pak të aktivizuar në dy ndeshjet e para, në një pjesë të mire të formacionit pasi ai nuk mund të ndryshojë tërësisht.
Por pavarësisht kësaj, edhe “rezervat” e Spanjës janë pakashumë njhësoj me formacionin pra shumë larg nivelit tone dhe si rrjedhojë kjo është një ëndërr po kaq e keqe për ne e pare në këtë këndvështrim.
Megjithatë e vetmja shpresë dhe njëkohësisht dëshirë e shqiptarëve mbetet “dëshira” që Spanja me një “gur të vrasë dy zogj”, pra me një rezultat negativ të sajën në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë të eliminojë dy konkurent që gjithësesi mbeten të forte dhe që mun t’I përballë skema në fazat e avancuara me eliminim direct, si Italia dhe Kroacia.
Sot ne kemi një golavarazh -1, ndërkohë që Italia e ka 0 dhe Kroacia -3. Në bazë të rregullores së Europianit, klasifikimi vendoset së pari në bazë të pikëve, më pas në bazë të golavarazhit, nëse edhe ky është I njëjtë, kalohet në golavarazhin mes skuadrave që diskutojnë kualifikimin që ne në këtë rast nuk e kemi të përshtatshëm pasi Italia na ka shënuar dy dhe ne një.
Kombinime të vështira, për që perderisa matematika, historia dhe futbolli t'i lejon, përse jo, mos qëndrojmë me dëshirën dhe shpresën që edhe ne ashtu si hymë në histori me golin më të shpejtë të Europianit, 23 sekonda Bajrami ndaj Italisë, hymë në histori me barazimin më të vonshëm të Europianit, Gjasula ndaj Kroacisë në minutën e 94.23 sekonda dhe po Gjasula që u fut në histori si lojtari rezervë i vetëm që aktivizohet si zëvendësues dhe shkakton autogol dhe më pas gol në një Europian, të futemi edhe si pjesë e një konspiracioni llogarish…që ndoshta na ndihmojnë të vazhdojmë të shkruajmë historinë tonë në Europianin e futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.