Politike

Shqipëria rikthen vizat për zyrtarët e Bjellorusisë

Gazeta Si - Shqipëria ka rikthyer vizat me Bjellorusinë, shtetin aleat kryesor të Rusisë së Vladimir Putinit. Në vendimin e qeverisë, bëhet fjalë për qytetarët bjellorusë, të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe të shërbimit.

“Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave. Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, - thuhet në vendim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë