Kombetarja

Shqipëria reziston 45 minutat e para, Broja i rrezikshëm në kundërsulm

Gazeta Si – Kanë përfunduar me rrjeta të paprekura 45 minutat e para të ndeshjes miqësore Spanjë-Shqipëri. Iberikët kanë pasur kontrollin e lojës dhe kanë tentuar disa herë të shënojnë, por Berisha ka neutralizuar sulmet e tyre.

Në anën tjetër, kuqezinjtë kanë provuar në 2-3 raste me kundërsulm, me galopimet e Armando Brojës. Në një rast Cikalleshi nuk ka mundur të devijojë krosin e tij, ndërsa në një tjetër skuadra jonë ka kërkuar penallti.

Spanjë-Shqipëri
Spanja: Martin, Karvahal, Garsia, Pau Torres, Alonso, Gavi, Rodri, Pedri, F.Torres, Morata, Sarabia.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Gjasula, Laçi, Balliu, Bare, Broja, Cikalleshi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë