Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë 2023-shit, në Shqipëri u regjistruan më pak biznese të reja se në 2022-shin. INSTAT raporton se në 2023-shin u hapën për herë të parë 13.6 mijë biznese, ndërsa në 2022-shin, 15.7 mijë.
Tregtia vazhdon të dominojë në fushën e biznesit, me 3.5 mijë ndërmarrje të reja vetëm në 2023-shin, ndjekur nga hotelet/restorantet me 1.7 mijë dhe me bizneset e teknologjisë me 1 mijë të reja.
Tregtia zë 26% të totalit të bizneseve në vend dhe realizon rreth 41% të xhiros vjetore të ekonomisë së vendit. Më shumë se 19% e të punësuarve, janë në sektorin e tregtisë.
Rreth 86% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22.6% në punësim dhe 20.2% në realizimin e xhiros vjetore.
Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 65.6% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 61.602 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.408 ndërmarrje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.