Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është përmirësuar me një pozicion në indeksin e Lirisë Ekonomike, duke qëndruar në vendin 31 nga 165 të analizuara. Raporti i “Fraser Institute” është i vitit 2023, por matjet i përkasin vitit 2021.

Sipas fushave që raporti analizon, Shqipëria ngec tek ‘Sistemi ligjor dhe e Drejta e Pronës’, ku vlerësohet me 5.28 pikë dhe qëndron në vend të 70-të.
Vlerësimin më të lartë vendi jonë e merr në ‘rezistencën e monedhës vendase’ duke u vlerësuar me 9.59 pikë dhe duke u renditur në vendin e 9-të.
Tek treguesi i ‘shpenzimeve qeveritare dhe taksat’, Shqipëria merr 7.73 pikë dhe listohet në vendin e 26-të. Tek ‘liria për tregti ndërkombëtare’ merr 8.43 pikë dhe qëndron në vendin e 15-të.

‘Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit’ në Shqipëri vlerësohet me 6.97 pikë dhe e renditet atë në vendin e 51.
Pikët dhe pozicionimi i Shqipërisë janë më të lartat në rajon, por lënë pas edhe një numër të vendeve të zhvilluara, përfshirë Italinë, Spanjën, Korenë e Jugut, Brazilin, Arabinë Saudite etj.
Hong Kongu dhe Singapori, si zakonisht, zënë dy pozitat e para – por për herë të parë në historinë e indeksit , Singapori kalon përpara Hong Kongut në vend të parë. renditja vazhdon me Zvicrën, Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara, Irlandë, Danimarkë, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe Kanada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



