Shendet

Shqipëria pa asnjë rast dyshues për linë e majmunit, mjekët konfuzë: E vështirë të diferencojmë llojet

Gazeta “Si” – Në një kohë kur OBSH thekson shtim të masave për parandalimin e përhapjes së lisë së Majmunit, në Shqipëri përgjigjia ndaj kësaj sëmundje infektive jo të zakonshme për rajonin tonë është e vogël, për të mos thënë zero.

Ndërsa në plazhin e Shëngjinit, po zhvillohet festivali ndërkombëtar i muzikës ‘UNUM’, rreziku i përhapjes së sëmundjes infektive është i lartë.

Por çfarë po bëjnë autoritetet shëndetësore në vendin tonë për të shtuar kontrollet dhe informuar popullatën për kujdesin që duhet të tregojnë?

Burime për Gazetasi.al thonë se deri më tani nuk ka asnjë rast të identifikuar si i dyshuar. Për këtë, drejtuesit e shërbimit parësor kanë mbledhur me urgjencë mjekët e familjes dhe specialistët për t’u kërkuar atyre më shumë vëmendje ndaj rasteve që paraqiten në ambulator.

“Është shumë  e vështirë identifikimi me sy të lirë i rasteve të Lisë së Majmunit. Fakti që këtë vit kemi një periudhë më të zgjatur të qarkullimit të lisë së dhenve ose variccela, na vë para detyrimit që të dallojmë mes tyre ndonjë simptomë dyshuese. Por deri tani s’ka asnjë rast të tillë. Është paaftësi e jona apo vërtet jemi me fat që nuk e kemi këtu prezente këtë sëmundje, askush nuk di ta thotë, thonë burimet.
Por çfarë po bën ministria e shëndetësisë në këtë drejtim?

Në mbledhjen e fundit të Komitetit teknik të Imunizimit u deklarua se blerja e një sasie vaksine e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.
Por laboratori ynë i viroligjisë në ISHP, nuk ka kapacitete diagnostikuese për linë e majmunit e sikurse Covid-19, identifikimi I tyre bëhet në laboratoret e referencës në Londër dhe Hollandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë