Nga Gazeta “SI” – Raporti paraprak i sapopublikuar nga Moneyval, mekanizmi për parandalimin e pastrimit të parave në BE, ka theksuar se Shqipëria nuk ka bërë proges në këtë drejtim.
Moneyval shkruan se nuk janë gjetur përmirësime në masat e goditjes së pastrimit dhe financimit të terrorizmit.
Ndër çështje të tjera, raporti shqyrtoi zbatimin e kërkesave të reja nga ndërkombëtarët për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. Moneyval vendosi që Shqipëria të mbetet në procedurën e mbikëqyrjes për progresin e mëtejshëm.
LEXO EDHE:
– A mundet që kriptomonedhat të pastrojnë paratë e pista në Shqipëri?
– Asnjë licencë për kriptot, Braçe: Tregu po lulëzon me paratë e krimit! Rrezikojmë piramidat
– Gëzim Meta, shqiptari që po investon në Metaverse duke blerë NFT dhe tokë
Kjo e bën Shqipërinë vendin e vetëm pa përmirësim. Pas saj, është Polonia të cilës i kërkohet të shtrëngojë masat, por përsëri rezulton me ecuri pozitive.
Ky është raundi i 5-të i raportimeve për Shqipërinë. Gjatë gjithë vitit 2021 gjithsej 17 shtete iu nënshtruan proceseve aktive të monitorimit të Moneyval (përmes vizitave në terren, raporteve të miratuara, përcjelljes dhe procedurat e pajtueshmërisë).
Në total, Moneyval në koordinim me Task Forcën e Veprimit Financiar, FATF, jep 37 rekomandime për vendet që janë nën monitorim për financimin e veprimtarive kriminale.
- R.1 Vlerësimi i rreziqeve dhe aplikimi i një qasjeje të bazuar në rrezik
- R.2 Bashkëpunimi dhe Koordinimi Kombëtar
- R.3 Vepra penale e pastrimit të parave
- R.4 Konfiskimi dhe masat e përkohshme
- R.5 Vepra penale e financimit të terrorizmit
- R.6 Sanksionet financiare në lidhje me terrorizmin dhe financimin e terrorizmit
- R.7 Sanksionet financiare në lidhje me përhapjen e tyre
- R.8 Organizatat jofitimprurëse
- R.9 Ligjet e fshehtësisë së institucioneve financiare
- R.10 Kujdesi i duhur ndaj klientit
- R.11 Mbajtja e shënimeve
- R.12 Personat e ekspozuar politikisht
- R.13 Banka korrespondente
- R.14 Shërbimet e transferimit të parave ose vlerave
- R.15 Teknologjitë e reja
- R.16 Transfertat bankare
- R.17 Mbështetja tek palët e treta
- R.18 Kontrollet e brendshme
- R.19 Vendet me rrezik më të lartë
- R.20 Raportimi i transaksioneve të dyshimta
- R.21 Dorëzimi dhe konfidencialiteti
- R.22 DNFBP-të: Kujdesi i duhur ndaj klientit
- R.23 DNFBP: Masa të tjera
- R.24 Transparenca dhe pronësia e përfituar e personave juridikë
- R.25 Transparenca dhe pronësia e përfituar e marrëveshjeve ligjore
- R.26 Rregullimi dhe mbikëqyrja e institucioneve financiare
- R.27 Kompetencat e mbikëqyrësve
- R.28 Rregullimi dhe mbikëqyrja e DNFBP-ve
- R.29 Njësitë e inteligjencës financiare
- R.30 Përgjegjësitë e autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe hetimit
- R.31 Kompetencat e autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe hetimit
- R.32 Korrierët Cash
- R.33 Statistikat
- R.34 Udhëzime dhe reagime
- R.35 Sanksionet
- R.36 Instrumentet ndërkombëtare
- R.37 Ndihma e ndërsjellë juridike
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.