Nga Gazeta “SI”- Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë, duke u renditur e dhjeta, ku vendin e parë e zë çmimi më i shtrenjtë.
Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Global Petrol Price nafta shitet me 2.24 dollarë/litër, 0.003 dollarë më pak se Zvicra, që ndodhet në vendin e nëntë.

Mesatarja e çmimit të naftës në botë, deri në datën 13 qershor, është 1.38 dollarë, pothuajse sa gjysma e çmimit të asaj që shitet në Shqipëri.
Para Zvicrës tetë vende të tjera që i përkasin botës së pasur, si Mbretëria e Bashkuar, Monako, shtetet Skandinave dhe në krye Hong Kong, që mban çmimin më të lartë, 2.77 dollarë/litër.
Vendi ynë lë pas Gjermaninë, Belgjikë, Singaporin, Francën dhe çdo vend tjetër në botë, për çmimin e lartë të karburanteve.
Në listën e çmimit të benzinës, Shqipëria nuk është më në Top Ten, por renditet në vendin e 24-të, me 2.11 dollarë/litër, përsëri në mesin e vendeve të pasura, pa përfshirë Barbados dhe Republikën Qendrore Afrikane.
2.24 dollarë për një litër naftë, këmbehet në 2.58 lekë në Shqipëri, çmimi që vendosi Bordi i Transparencës, në takimin e fundit të tyre.
Shtrenjtimi është arsyetuar me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare për shkak të pasigurisë së tregjeve që burojnë nga lufta në Ukrainë.
Në fillim të muajit mars, Qeveria krijoi bordin e fiksimit të çmimit tavan të karburantit pas protestave të qytetarëve, që pasuan rritjen e tyre me 260 lek për litër nafte në pikat e pakcisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




