Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.
“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore”, ka shkruar Xhaçka.
Ajo shkruan se diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.