Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria renditet në vendin e 84-të për inovacionin në ekonomi nga 131 shtete, për vitin 2022, sipas gjashtë treguesve të analizuar. Indeksi i Inovacioni Global të Ekonomisë, GII, synon renditjen e ekonomive më të forta dhe të dobëta në botë, sipas indikatorëve të tyre, ndikuar nga pandemia dhe ngadalësimi ekonomik.
Nga një vit më parë, Shqipëria mban të njëjtin pozicion, por me 3.6 pikë më pak, duke rezultuar me 24.4 pikë. Renditja më e mirë i përket inovacionit në biznes, në vendin e 56-të nga 132 vende. Ndjekur nga inovacioni në infrastrukturë, në vendin e 57-të. Renditjen më të keqe, Shqipëria e ka në njohuritë dhe krijimin e fuqisë teknologjike, ku listohet e 96-a. Më pas, listohet në vendin e 91 për sofistikimin e tregjeve. Në vendin e 89-të për kapitalin njerëzor, në vendin e 84-të për inovacionin në institucione dhe në vendin e 82-të për kreativitetin.

Ndër vendet e rajonit, Shqipëria është e fundit. Serbia renditet në vend të 55-të, Mali i Zi në vend të 60-të, Maqedonia e Veriut e 66-a dhe Bosnja në vend të 70. Në renditjen botërore, ne ndodhemi midis Kazakistanit dhe Sri Lankës, në grupin e vendeve të Afrikës.
Vendi i parë për inovacionin ekonomik i takon Zvicrës, ndjekur nga SHBA dhe Suedia. Ndërsa dy vendet e fundit, Irakut dhe Guineas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



