Ekonomi

Shqipëria ndër vendet me borxhin më të lartë në rajon

Eurostat ka publikuar raportin e borxhit publik gjatë vitit 2020 dhe Shqipëria renditet në vendin e 13 në 36 vende të rajonit. Sipas raportit, borxhi publik i Shqipërisë gjatë vitit 2020 arriti në nivelin e 78.5% në raport me PBB-në e vendit. Përafërsisht me të njëjtën shifër të publikuar nga MFE-ja në vendin tonë ku borxhi vlerësohej në 77.8% të PBB-së së vendit, rritur me 11.6%

Krahasuar me nivelin e 66.2% që ishte në fund të vitit 2019.

Borxhi i BE-së u rrit në 90.7% nga 77.5% që ishte në fund të vitit 2019.

Vendi europian me borxhin më të lartë në raport me PBB-në gjatë 2020-ës ishte Greqia me 205% ndjekur nga Italia me 155.5%, Portugalia me 133.6%, Spanja 120 %, Qipro me 118%, Franca me 115%, Belgjika me 114%, Kroacia, 88.7%, Austria 83.9%, Sllovenia 80.8%, Hungaria 80.4%, Mali i Zi 79.4% dhe Shqipëria 78.5%.

Ndër venet me borxhin më të vogël rënditej e para Estonia me 18.2% të PBB-së, Kosova me 19.9%, Luksemburgu me 24.9%, Bullgaria me 25%, Bosnia 37.7% dhe Çekia me 38%, Suedia me 39.9% dhe Turqia me 41.4%.

Eurostat raporton se rritja e borxhit të vendeve të Europës fshihej pas arsyeve të tilla si tkurrja e PBB-së, zgjerimi i shpenzimeve dhe rënia e të ardhurave buxhetore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë