Kombetarja

Shqipëria miqësore me Katarin më 9 nëntor, ndeshja luhet në Spanjë

Gazeta Si – Edhe një tjetër miqësore për kuqezinjtë. Më 9 nëntor Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje testuese me Katarin, vendin që organizon Botërorin 2022. Lajmi pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo miqësore, sipas akordit mes palëve, është planifikuar të luhet në Spanjë. Ende nuk është fiksuar stadiumi dhe orari. Shqipëria është ndeshur edhe më parë me Katarin në miqësore.

Kuqezinjte festojne golin e Uzunit ndaj Izraelit. Gazeta Si, 25 tetor 2022

Për miqësoren e së mërkurës me Arabinë Saudite trajneri Reja ka grumbulluar lojtarë kryesisht nga kampionati shqiptar, ndaj dhe mbetet të shihet nëse edhe me Katarin më 9 nëntor do të jetë e njëjta listë, apo do të thirren legjionarët.

Për muajin nëntor janë në program edhe dy miqësore të tjera, ato me Italinë kampione Europe dhe Armeninë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë