Shqipëria renditet përkrah Greqisë, Portugalisë dhe Islandës si një ndër vendet ku turizmi përbën mbi 20% të PBB-së në ekonomi
Procesi i vaksinimit në botë jep shpresë për ekonominë, por do të duhet një kohë e gjatë për të rikthyer aktivitetet në grupe njerëzish, duke lënë përsëri në errësirë bizneset e sektorit të tretë. Pritet që turizmi të jetë më mirë se vitin që shkoi ku në qytetin e Santorinit në Greqi nga rreth 900-1000 anije vizituese qe shkojnë në sezon, shkuan vetëm 3. Studimet tregojnë që qëndrimet e vizitorëve kanë rënë me 70% nnë vendet e Europës jugore.
Pronarët e bizneseve turistike shprehen se ato po paguajnë kostot e punëtorëve dhe produkteve edhe pse nuk po marrin fitim sepse nuk e dinë se në cfarë momenti mund të nisin punën përsëri dhe duhet të jenë të përgatitur.
Greqia si vend që 21% të të ardhurave i merr nga sektori i turizmit,i ka kërkuar BE-së të krijojë një certifikatë ku personat e vaksinuar mund të udhëtojnë lirshëm me qëllimin e rritjes së aktivitetit turistik ndonëse në nivele të ulëta. As vetë BE nuk garanton se kur do të ‘’zhduket’’ përfundimisht pandemia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.