Para

Shqipëria merr 60 mln euro borxh për pagat e orëve shtesë, punësimet e reja në spital dhe blerjen e vaksinave

Shqipëria gjendet në vështirësi  financiare për të paguar staf të ri mjekësor në spitalet covid si dhe të paguajë orët shtesë për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të frontit anti covid dhe për blerjen e vaksinave të reja , sidomos tani që ka nisur aplikimi i dozës së tretë .

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, I dha sot  miratimin qeverisë që  të përdor një hua prej 60 milionë euro të premtuar nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Në  seancë ishte edhe  zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Eugena Tomini, zv/ministrja e  Financave dhe Ekonomisë Adela Xhemali dhe përfaqësues të tjerë nga dy ministritë përgjegjëse.

Zonja  Tomini iu tha deputetëve se shuma prej 60 mln euro do të ndihmojë në fuqizimin e sistemit shëndetësor për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e rasteve të COVID-19 dhe sëmundjeve që lidhen me të, sigurimin e vaksinës së COVID-19 për mbrojtjen e popullatës nga rreziqet e COVID- 19.

“Ndërsa zv/ministrja e Financave, Adela Xhemali sqaroi se, nëpërmjet huasë 60 milionë euro do të financohen shpenzimet buxhetore për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Por relatorja e projektit  Ilda Dhori, tha se ndryshe nga ccfarë ishte deklaruar si prioritet i buxhetit të Shëndetësis, ky fond prej 60 milion eurosh do të përdoret për punësim të personelit mjekësor shtesë, doktorë, infermierë dhe ndihmësinfermierë si dhe  fondet e nevojshme për pagat e punës jashtë orarit për personelin mjekësor dhe jomjekësor, që shërbejnë në institucionet shëndetësore të trajtimit të pacientëve me COVID-19, blerje e pajisjeve mjekësore, sigurimi i produkteve farmaceutike të domosdoshme, si barna mjekësore, kitet diagnostikuese për koronavirus etj, sigurimi i materialeve të tjera mjekësore, si maska, doreza dhe dizinfektantë, sigurimi i pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor; rehabilitimi dhe përshtatja e spitaleve, blerja e vaksinave të COVID-19.

Shlyerja e huasë së akorduar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të bëhet brenda 15 viteve.

Në realcion shpjegues thuhet se kjo hua nuk do të shkaktojë  efekte të tjera buxhetore shtesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë