Nga Gazeta “Si”– Shqipëria është vendi me të ardhurat mesatare të disponueshme më të ulëta në Europë, sa 25% e mesatares europiane. Të dhënat e Eurostat janë matur sipas fuqisë blerëse për banor (PPS) për vitin 2020. (Të ardhurat mesatare të disponueshme janë të ardhurat totale të një familjeje, pas taksave dhe shpenzimeve të tjera, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes.)
Në Shqipëri, ajo rezulton 4.385, kur mesatarja europiane është 17.871 PPS. (Fuqia blerëse, PPS, është një njësi valutore artificiale, që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve. 1 PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.)
Pas Shqipërisë, të ardhurat mesatare të disponueshme më të ulëta janë në Maqedoninë e Veriut (5.988 PPS) dhe Serbi (6.602 PPS). Për Kosovën mungojnë të dhënat.
Vendin e parë, për fuqinë blerëse më të lartë në Europë, mban Luksemburgu, me 28.674 PPS.
Shqipëria, sipas Eurostat, është vendi me PBB-në më të ulët për frymë në Europë, sa 32% e mesatares së BE-së për këtë tregues.
Po ashtu, Shqipëria qëndron e fundit edhe për mirëqenien e konsumatorëve, sipas nivelit të konsumit për frymë (AIC), matur sipas fuqisë blerëse(PPS). Këtu vendi ynë rezulton me fuqi blerëse sa 39% e mesatares europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.