Ekonomi

Shqipëria me numrin më të lartë të popullsisë në Europë që është në prag të varfërisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të banorëve që janë të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. 42% e njerëzve që jetojnë në Shqipëri, por nuk kanë fëmijë të varur prej tyre, janë në kufirin e varfërisë dhe të përjashtimit social, shifra më e lartë nga të gjitha vendet europiane.

45% e tyre që kanë dhe fëmijë në përgjegjësi, janë po ashtu të rrezikuar nga varfëria, përsëri më e larta dhe në të njëjtin nivel me Maqedoninë  e Veriut.

Mesatarja europiane e numrit të banorëve që janë në rrezik varfërie është 20% për ato pa fëmijë dhe 22% për ato me fëmijë. Nivelin më të ulët e mban Republika Çeke,  me pak më shumë se 10% për të dy treguesit.

Shifrat e Eurostat janë për vitin 2021 dhe në këtë vit, në të gjithë Europën, 95.4 mln njerëz ishin të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social.

Në BE, pothuajse 2/3 (64.5 %) e të papunëve të moshës 18 vjeç e lart ishin në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2021. Personat joaktivë (përveç atyre në pension) u përballën me rrezikun e dytë më të lartë me 42.3 % në rrezik. Për krahasim, përqindja e personave në pension që ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social ishte 18.6 % dhe pjesa e personave të punësuar ishte 11.1 %.

Sipas karakteristikat socioekonomike të banorëve të rrezikuar nga varfëria, femrat ishin 2-3% më të rrezikuara se meshkujt. Rreziku është i lartë në çdo grupmoshë, por më i përqendruar tek 18-24 vjeçarët. Ata me edukim të ulët dhe të papunësuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë