Ekonomi

Shqipëria me fitimin më të ulët në Europë. Ora e punës më pak se 2 euro

Shqipëria renditet si vendi me fitimi më të ulët për orë pune gjatë vitit 2018. Fitimi mesatar në një orë punë në vendin tonë llogaritet më pak se 2 euro. Ndjekur nga Bullgaria dhe Serbia. Përsëri Shqipëria listohet në fund të raportit të Eurostat.

Vendi me fitimin mesatar në orë është Danimarka me rreth 28 euro për orë, më pas Norvegjia dhe Islanda.

Shqipëria gjithashtu zë vendin e parë dhe në numrin më të lartë të punonjësve me pagë minimale, rreth 23% dhe Suedia me numrin më të ulët të punonjësve me pagë të vogël, rreth 4%.

Fitimi mujor mesatar i vendeve të BE-së nis nga  4.057 euro në Danimarkë, në Gjermani me 2.891 euro deri tek 442 euro në Bullgari dhe 302 euro në vendin tonë, që përsëri është shifra më  e ulët në tabelën e raportit të Eurostat.

Eurostat shpjegon se mesatarja përcaktohet si një ‘vlerë e mesme’: gjysma e punonjësve fitojnë më pak dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë se vlera mesatare e fitimeve. Fitimet mujore bruto i referohen pagave dhe shpërblimeve të fituara nga punonjësit (përfshirë praktikantët) në muajin e referencës (përgjithësisht tetor 2018), para zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore. Përfshihen pagesa jashtë orarit, shtesat, shpërblimet, komisioni, etj. Fitimet mujore bruto të punonjësve me kohë të pjesshme janë shndërruar në njësi me kohë të plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë