90 minuta stërvitje e plotë që filloi me përgatitjen fizike për të vazhduar me taktikën dhe gjuajtjet në portë. Në këtë mënyrë Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për eleminatoren e parë ndaj Anglisë. Marash Kumbulla (trajtim në palestër) dhe Ardian Ismajli (shqetësime muskulore) zhvilluan një stërvitje të diferencuar por do të udhëtojnë me drejt Londrës.

Atje do të bëhet edhe vlerësimi definitiv i të dy qendrave nëse do të luajnë ose jo përballë “Tre Luanëve”. Ndërsa u duk i qetë dhe pa asnjë problem sulmuesi Broja tek i cili kuqezinjtë kanë shpresa të mëdha për një rezultat pozitiv në ishull. Pasditen e të enjtes, Sylvinho dhe një prej lojtarëve do të zhvillojnë konferencën zyrtare për shtyp në “Wembley Stadium”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.