Gazeta Si – Ka përfunduar me avantazhin 1-0 të Shqipërisë pjesa e parë e ndeshjes me Islandën. Goli u shënua në minutën e 36-të nga Ermir Lenjani, i cili gjuajti saktë me kokë, pas krosit të Uzunit.
Islanda luan me 10 vetë pas minutës së 11-të. Gunarson u ndëshkua me karton të kuq, pasi pengoi Uzunin që po dilte i vetëm përballë portierit.
Pjesa e parë është dominuar e gjitha nga kuqezinjtë, të cilët kanë rrezikuar disa herë, por kanë konkretizuar vetëm me Lenjanin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




