Gazeta Si – Ndryshe nga Kombëtarja e meshkujve në futboll, që u kualifikua në Euro 2024, ajo e femrave është një dështim total. Situatë katastrofike për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armir Grima. Ajo e ka mbyllur sot edicionin e parë të Ligës së Kombeve me një humbje 6-0 në Budapest ndaj Hungarisë dhe me vendin e fundit, me vetëm 1 pikë.
Shqipëria ka qenë skuadra më e dobët në Ligën B, duke rënë në Ligën C me tregues që lënë shumë për të dëshiruar. Vetëm 2 gola të shënuar dhe 18 të pësuar.
Në ndeshjen e sotme me Hungarinë vajzat kuqezi zbritën në fushë me ndryshime, me Megi Doçin në stol. Paraqitja ishte shumë e dobët, me 4 gola të pësuar që në pjesën e parë. Në të dytën hungarezet shënuan edhe dy herë të tjera, për të vulosur rezultatin në 6-0.
Së fundi FSHF ka marrë disa iniciativa për rritjen e futbollit të femrave në vendin tonë, por rezultatet në fushë janë krejtësisht për t’u harruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.