Nga Gazeta Si- Shqipëria e ka mbyllur zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në Lojërat Dimërore Milano-Cortina 2026, duke qenë dhe këtë vit larg ëndrrës historike për të fituar një medalje ari në Lojërat Dimërore.
Lara Colturi, 19-vjeçarja e cila shkoi deri në finalen e garave Slalomit nuk arriti të ngjitej në podium, duke e përfunduar garën.
Sportistet e tjera, Semire Dauti dhe Lisa Brunga e mbyllën garën që në lëshimin e parë. Dauti e braktisi pas një gabimi, ndërsa Brunga u skualifikua nga komisarët e garës pavarësisht se arriti të vendoste kohën 57.58.
Në Milano-Cortina 2026 ishte pjesëmarrja më e madhe nga Shqipëria deri më tani, me 4 skiatorë në një edicion olimpik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)

Lini një Përgjigje