Nga Gazeta ‘SI’ – Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë për fluksin e turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë.
Për të ardhurat e gjeneruara nga ky sektor, Shqipëria renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019.

Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5.6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019. Pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%.
Sipas Barometrit , në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




