Gazeta Si – Ndeshja Shqipëri-Spanjë u mbyll me fitore për iberikët.
Ferran Torres shënoi në minutën e 13′ dhe ka dominuar ndeshjen. Shqipëria u zhvendos në mbrojtje teksa Asllani tentoi golin në minutën e 45′. Broja iu afrua golit në minutën e 63′, pak çaste pas hyrjes së tij në lojë si zëvendësues i Manajt.
Pjesa e dytë më pas i takoi më së shumti kuqezinjve, me Brojën, Asllanin dhe Hoxhën që iu afruan golit të barazimit, por pa mundur ta gjenin.
Spanja e mbyll grupin me pikë të plota në vendin e parë, ndërsa Shqipëria largohet me kokën lartë, edhe pse në vendin e fundit me një pikë.
Komenti i ndeshjes:
76′ – Asllani godet fuqishëm me të majtën, por topi përfundon jashtë.
64′ – Broja tenton nga brenda zonës, por Raya grushton. Shqipëria para barazimit.
47′ – Spanja shfaqet rrezikshëm në zonë me Joselu. Goditja e sulmuesit të Real Madrid krijon iluzionin e golit të dytë për iberikët.
46′ – Pjesa e dytë nis me zëvendësim nga De La Fuente. Le Normand merr vendin e Laportes në qendër të mbrojtjes.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Spanjë me avantazhin e iberikëve.
45′ – Goditja e parë në portë për Shqipërinë. Asllani gjuan nga jashtë zonës, por predha e mesfushorit të Interit përfundon në duart e portierit Raja.
36’ – Mitaj gabon në largimin e topit, Olmo përfiton dhe mësyn në zonë por ndërhyrja e Laçit shmang gjuajtjen e tij në portë.
13′ – Ferran Torres kalon në avantazh Spanjën me një diagonale me të majtën nga brenda zonës.
1’ – Nis dueli në Dyseldorf.
Shqipëria zbret në fushën e “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit për të luajtur fatet e Europianit, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori.
Formacioni i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristian Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Jasir Asani, Nedim Bajrami, Rey Manaj.
Formacioni i Spanjës: David Raya – Jesus Navas, Daniel Vivian, Aymeric Laporte, Alejandro Grimaldo – Mikel Merino, Martin Zubimendi, Baena – Ferran Torres, Joselu, Mikel Oyarzabal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.