Banka Botërore ka gati një hua 65 mln euroshe për Shqipërinë, me qëllim investimet në bujqësi, klimë, ushqime, treg etj.
Nga totali, rreth 26.8 milionë euro do të financojnë modernizimin e skemave të përzgjedhura të ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, duke përfshirë përmirësimin nga ujitje me kanal të hapur në ujitje nën presion dhe instalimin e grupeve fotovoltaike për të ulur kostot e ujitjes shkruan portali SeeNews.
Aktivitetet për të rritur përputhshmërinë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, që përfshijnë përmirësimin e kapaciteteve inspektuese dhe mbështetjen diagnostike në fushat e sigurisë ushqimore, analizat veterinare dhe të shëndetit të bimëve, si dhe zhvillimin e kapacitetit të magazinimit, parashikohen të kërkojnë një financim prej 20.3 milionë euro. .
Rreth 13.82 milionë euro janë caktuar për të financuar zhvillimin e zinxhirëve të shkurtër të shpërndarjes, promovimin e produkteve vendore dhe ngritjen e një platforme IT bujqësore t’ë zgjuar ‘smart’ për klimën.
Rreth 3.68 milionë euro është financimi i vlerësuar që do të sigurohet me synimin për të krijuar një sistem monitorimi dhe vlerësimi të qëndrueshëm dhe efektiv për politikat bujqësore dhe të zhvillimit rural në Shqipëri.
Financimi pritet të disbursohet për një periudhë gjashtëvjeçare duke filluar nga viti 2024 dhe duke përfunduar në vitin 2029.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




