Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria, ndonëse po zhvillon agresivisht shërbimet dhe infrastrukturën e saj digjitale, mbetet ende pas vendeve të tjera në rajon. Sipas indeksit të “Visual Capitalist” për cilësinë e jetës digjitale, i cili mat 5 tregues që vlerësojnë shërbimin e internetit në çdo shtet, Shqipëria është ndër të fundit.
Ndonëse në listën e përgjithshme ajo zë vendin e 68-të nga 121 vende, Shqipëria ka internetin më të shtrenjtë dhe me cilësinë më të keqe në rajon dhe jo vetëm, duke u renditur në vendin e 98-të dhe 79-të respektivisht.

Për infrastrukturën elektronike dhe zhvillimin/aksesimin e saj, Shqipëria mban vendin e 78. Për shërbimet publike digjitale, e-qeverisja vendin e 60-të dhe pozicionimin më të mirë e ka tek matësi i sigurisë elektronike, 48.
Serbia mban vendin e 50-të në botë për këtë indeks, ndërsa Maqedonia e Veriut vendin e 66-të. Të dy fqinjët kanë shërbim internet disa herë më të lirë se sa Shqipëria dhe më të mirë.


Vendet me cilësinë më të mirë të jetës digjitale në vitin 2023 janë kryesisht europiane, me të parën Francën. Izraeli ka pësuar një rënie te fortë nga vendi i parë vitin e shkuar, në atë të 17 sivjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




