Nga Gazeta "Si"- Pianoja antike e vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, e cila u soll në vendin tonë për t’u shitur, iu dorëzua sot autoriteteve italiane.
Bëhet fjalë për një ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, e cila u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.
Ishin Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Ministria e Kulturës Elva Margariti ato që i dorëzuan komandantit të Karabinierëve për trashëgiminë kulturore në një ceremoni në ambientet e ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se dorëzimi i pianos së shekullit të XVIII e cila ishte vjedhur në Itali është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia.
“Është një takim që shpreh një bashkëpunim të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë edhe në fushën e trashëgimisë kulturore. Në fakt, objekti që do t’u dorëzojmë sot autoriteteve italiane do ta merret posaçërisht nga gjeneral Rikardi dhe stafi i tij. Është një objekt i trashëgimisë kulturore italiane me vlera të padiskutueshme historike, është një clavikordë e vjedhur në Parma në vitin 2015. Dhe falë një bashkëpunimi të autoriteteve gjyqësore të Parmës dhe autoriteteve shqiptare, konkretisht Prokurorisë së Tiranës, në tetor të viti 2021 është bërë e mundur gjetja e kësaj clavikorde. Instrumentin e ka dorëzuar një qytetar nga Vora”, tha Manja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.