Nga Gisela Troplini – Sezoni veror i 2021-shit në Shqipëri nuk pati ngritjen që pritej pas një viti kufizimesh dhe infektimesh. Humbja e turistëve të huaj këtë vit nuk ishte vetëm në numra, por në strukturë.
Eksperti i turizmit, Auron Tare, në komunikim me Gazetasi.al tregon se në verën që lamë pas, Shqipëria fitoi turistë nga lindja që janë turistë të detit dhe me të ardhura të ulëta, por humbi ato nga perëndimi, me të ardhura më të larta dhe që eksplorojnë jo vetëm detin.
“Sezoni turistik i verës që kaluam, ishte sezoni pas Covid, pas një periudhe pa asnjë zhvillim dhe pritshmëria, nga ana ime, nuk ishte shumë lartë, por pati një numër të konsiderueshëm vizitorësh në turizmin e plazheve. Në zonën e Sarandës dhe Durrësit, u vu re një numër i madh i vizitorëve nga lindja, nga Serbia. Turizmi lindor është masiv dhe me të ardhura të ulëta, por ndihmoi shumë sistemin e hoteleve. Këtë vit Shqipëria humbi tregun perëndimor që sjell më shumë të ardhura dhe shkon përtej turizmit detar.”

Turistët nga SHBA, Anglia, Gjermania, Spanja dhe vendet skandinave erdhën të përgjysmuar këtë vit, krahasur me 2019-n. Përgjithësisht, sipas operatorëve në tregun tonë, janë turistë që nuk i druhen shpenzimeve dhe konsumit në shifra më të larta se mesatarja dhe përsëri të cilësohen nga ato si pushime të lira.
Tare shpjegon se po kuptohet ngadalë se turizmi është një faktor dhe industri me rëndësi në ekonominë shqiptare, por e gjitha është mbështetur nga vetë bizneset dhe aspak nga institucionet shtetërore. Eksperti tregon se autoritetet nuk kanë ndihmuar turizmin as në infrastrukturë, trajnime, certifikime.
“Po vihet re që të gjithë po e kuptojnë që turizmi do të jetë e ardhmja e Shqipërisë e po mundohen të bëhen pjesë e sektorit, por ka gabime dhe problematika që mund t’a dëmtojnë turizmin në të ardhmen,”- shprehet Tare për “SI”.
Për pritshmëritë e vitit 2022, eskperti thotë se ka ende paqartësi në tregun ndërkombëtar dhe kjo është një pengesë duke qenë se sektori turistik bën planifikimet 1 apo 2 vite më herët.
“I gjithë sektori po mundohet të ristartojë, njerëzit duan të lëvizin, por situata është ende e paqartë.”
Tare tregon se nëse sezoni i 2022-shit vazhdon në të njëjtën linjë me të vitit momental, “fatkeqësisht” do të kemi përsëri turizmin nga lindja. nëse kthehet turizminga perëndimi shifrat do të rimëkëmben.
“Turizmi për t’u bërë shtyllë mbështetëse e ekonomisëka nevojë për planifikim, standartizim, promovim, trajnim, nuk mund të jetë vetëm detar, por edhe malor dhe një kombimin i të dyjave pëer të krijuar qëndrueshmeri dhe afate të gjata kohore. “
Gjatë vitit të fundit, bashkë me turizmin dhe sektorë të tjerë ekonomikë janë drejtuar nga lindja duke humbur perëndimin, por kjo jo për shkak të Covid.
Shumë nga vendet e perëndimit nuk kanë mundur të dalin jahstë kufjve të tyre apo të vendeve të BE-së këtë sezon veror për shkak të masave anti-Covid.
Turistët që vizituan Shqipërinë sezonin e 2021-shit nuk kaluan shifrat e 2019-s, ishin rreth 30% më pak në fakt, referuar Instat.
Mungesa e vizitorëve u ndje në bizneset që falemintuan dhe në nivelin e papunësisë. Shqipëria këtë sezon, humbi perëndimin, fitoi lindjen dhe mbi të gjitha rikthehu shqiptarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



