Kombetarja

Shqipëria humbet edhe Hysajn, mbrojtësi del pozitiv me Covid-19

Elseid Hysaj është mungesa e radhës për Shqipërinë për ndeshjen e nesërme me Bjellorusinë. Mbrojtësi shkodran, që në shumë ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, siç bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit me një njoftim zyrtar.

“Zyra e shtypit bën me dije se Hysaj ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë. Të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët kanë bërë tamponët sot, sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes, kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri, ku do të qëndrojë derisa të rezultojë negative”, – shpjegon FSHF.

Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin Reja, i cili në këtë ndeshje të rëndësishme nuk ka në dispozicion as Strakoshën, Baren, Kumbullën, Abrashin e ndonjë lojtar tjetër. Vendin e Hysajt në të djathtë pritet ta marrë Doka nesër ndaj Bjellorusisë, ku kuqezinjve u duhet patjetër fitorja


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë