Kombetarja

Shqipëria humbet dy vende në renditjen e FIFA-s, e kalojnë dy skuadra afrikane

Gazeta Si – Në renditjen e përditësuar të FIFA-s për muajin e fundit, që do të bëhet publike ditën e enjte, Shqipëria pritet të humbasë dy vende. Kuqezinjtë do të zbresin nga vendi i 62-të në vendin e 64-t.

Kombetarja para nje ndeshjeje. Gazeta Si, 6 shkurt 2024

Nuk është faji i rezultateve të skuadrës së Silvinjos, sepse ajo nuk ka bërë asnjë ndeshje në këtë periudhë. Spostimi vjen për shkak të lëvizjes që kanë bërë përfaqësueset e impenjuara në Kupën e Afrikës dhe në Kupën e Azisë.

Afrika e Jugut dhe RD Kongo, falë paraqitjes së mirë që kanë bërë në Kupën e Afrikës, që po luhet aktualisht, kanë ngjitur pozicione në renditjen e FIFA-s, duke parakaluar pikërisht Shqipërinë.

Tre kundërshtarët e kuqezinjve në grup në Europianin e Gjermanisë, Spanja, Italia dhe Kroacia, bëjnë pjesë në 10-shen e parë të renditjes së FIFA-s. Këto skuadra mbajnë përkatësisht vendet 8, 9 dhe 10.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë