Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania”. Pas këtij rezultati historik ka reaguar Presidenti Bajram Begaj.
“Urime kombëtares”, shkruan Begaj teksa ka ndarë një foto.
Pas këtij rezultati historik edhe kryeministri Edi Rama i cili e ndoqi ndeshjen nga stadiumi ‘Air albania’ ka publikuar një video të lojtarëve kuqezi të cilët shihen të përqafuar njëri tjetrin, pas një suksesi shumë të rëndësishëm në “Air Albania”.
Siç shihet në video, të gjithë shihen bashkë si një grup i bashkuar, ndërsa nata pritet të jetë e gjatë sonte. Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet në reagimin e tij: “Urime të përzemërta skuadrës dhe tifozëve të mrekullueshëm kuqezi për fitoren historike dhe të merituar plotësisht”.
“Magji kuq e zi”, shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto nga ndeshja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.