Kombetarja

Shqipëria fiton thellë në Armeni, vajzat kuqezi arrijnë rekord pikësh në grup

Gazeta Si – Shqipëria në futboll për femra ka fituar sot 0-4 në fushën e Armenisë, në ndeshjen e radhës në grup për eliminatoret e Botërorit Australi–Zelandë e Re 2023. Ndeshja e luajtur në Amavir u dominua totalisht nga vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima.

Për Shqipërinë shënuan kapitenja Megi Doçi, Maksuti dy herë dhe Gjini. Në pjesën e dytë Krasniqi fitoi një penallti, por Doçi nuk mundi ta kthente atë në gol.

Për Shqipërinë ishte fitorja e dytë ndaj Armenisë dhe e treta në këto eliminatore, ku ka grumbulluar 10 pikë deri tani në Grupin F dhe mban vendin e 4-t, pas Norvegjisë, Belgjikës dhe Polonisë. Një rekord pikësh ky në historinë e Shqipërisë në futboll për femra.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj (Methoxha 90’+2’), Maliqi, Gjini, Franja, Bejleri (Metalla 82’), Doçi, Krasniqi (Borci 90’+1’), Hamidi (Tukaj 46’), Maksuti (Lufo 82’).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë