Shqipëria është kthyer si autobusët e katundit. Të gjithë sulen të kapin timonin, por harrojnë t’i hedhin naftë.
Asnjëri nuk fut dorën në xhep që të rregullohet autobusi. Këta (nënkupton politikanët) nëse ngel autobusi në rrugë, në vend që të ndryshojnë kandelet, ndërrojnë shoferin. Asnjë nuk investon tek autobusi, që ta rregullojnë njëherë tamam.
Hipen populli për t’u nisur për Europë, politikanët e zbresin në Han të Hotit dhe e kthejnë mbrapsht.
Këtu ndërrohet shoferët (nënkupto qeveritë).
Po vjen shoferi i ri (kryeministri), na thonë. Çfarë shoferi i ri është ky që ka qenë kur u ble autobusi para 30 vjetëve, po ai, i njëjti është shoferi.
Jam shofer i ri, na thotë, se kam sjellë staf të ri (kabinet).
Çfarë stafi thua?! Sjellin fatorinon me vete. Fatorino vjen me stafin e vet. Imagjinoni ju se çfarë është stafi i fatorinos, e kupton apo jo? Xhepista more vëlla, xhepista. Vijnë xhepistat dhe zbret mileti.
Hip për një stacion e ne dalim si rruar-qethur, pa portofol more vëlla. Kështu është Shqipëria, si puna e autobusit!
Këtu duhet ndërruar autobusi, more vëlla. Nuk duhen blerë shoferë të rinj, por duhet të blesh autobus të ri more vëlla. Me gjithë shofer, pa fatorino fare, more vëlla, nuk i duam fatorinot more vëlla.
E kuptoni apo jo?! Se po u nise me këta shoferë që kemi sot, kemi për të arritur më shpejt në Europë me gomor, se sa me autobusë, more vëlla.
Me këta shoferë që kemi vallahi, gjithë jetën kanë për të na rrotulluar si Liza në Botën e Rrethrrotullimit të Zogut i Zi.
Pjesë e shkëputur nga monologu i mekanikut Kuli tek Portokallia. Materiali u përshtat nga Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.