Nga Gazeta Si- Italia ka ndaluar një sasi filetosh sardelesh të përpunuara në vaj farash luledielli dhe vaj ekstra të virgjër, të importuara nga Shqipëria pasi përmbanin ‘Anisakis’, një lloj krimbi infektues për njerëzit.
Alarmin e ka dhënë Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF).

Anisakis është një parazit (krimb nematod) që jeton në organizmat detarë dhe mund të infektojë njerëzit kur konsumojnë peshk ose produkte deti të papërpunuara ose të pagatuara mirë duke shkaktuar anisakiazë.
Simptomat shfaqen zakonisht brenda disa orësh pas konsumimit dhe mund të përfshijnë dhimbje të forta barku, të përziera dhe të vjella, diarre dhe reaksione alergjike (deri në anafilaksi në raste të rralla).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje